
Sa herë që thua se kam nevoj të shkoj deri në market , në Kërçovë të kujtohet rrjeti i marketeve Ajço
Dy fjalë për biografinë e kësaj firme
Firma Ajço e filloi veprimtarinë e saj afariste në vitin 1988 me hapjen e
një dyqani të vogël në fshatin Tuhin që më pas të transferohet në qytet ku
fillon të veprojë në dyqanin që ndodhet te tregu i gjelbërt në Kërçovë.
Firma Ajco e zgjëron veprimtarinë e vet me blerjen e objektve dhe
depove në lagjën Pashinë e epërme dhe më vitin 1998 fillon tregtinë me
shumicë.
Ishte kjo periudha e sukseseve dhe lulzimit të firmës Ajço e cila
vendosi bashkëpunimin me shumë firma të njohura importuese të konsumit të
gjërë bashkëpunim të cilin e vazhdon edhe sot e kësaj dite. Kjo firmë është e
vetmja importuese e djathit danez “ AKADIA” në Maqedoni
Gjatë periudhës së vitit 2003/2004 firma Ajço e zgjëroi veprimtarinë e saj në
tregun e Kërcovës dhe tani vepron me 6 marketet e veta të locuara në disa
pika të qytetit.
Për të zhvilluar këtë veprimtari afariste, drejtuesi i Firmës Ajço ,
Nexhat Mustafa ka të angazhuar mbi 50 të punësuar .
Kjo firmë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në
iniciativat e aktiviteteve kulturore si që është Fest Dituria , Festival ii Fëmijëve Pëllumbat e Artë ,si dhe në aktivitete të tjera shkollore . Gjithashtu kësaj firme nuk i ka munguar dhe vullneti për të dhënë ndihma me rastin e krizave dhe konfliktit që ndodhi në Kosovë dhe Maqedoni .
Po ashtu pronari i Marketeve Ajço Nexhat Mustafa ka ndihmuar aktivitete me karakter human si që është rasti i fëmijëve me të meta fizike apo rasteve tjera të ngjashme me këto .
Për interes shoqëror gjithashtu ka qenë një nga nismëtarët e themelimit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore duke qenë edhe anëtar shumë aktiv në Këshillin Drejtues të saj.
|